Tentojnë të ikin gjatë kontrollës, dy persona lëndojnë një polic Prishtinë
BKT
Kronika

Tentojnë të ikin gjatë kontrollës, dy persona lëndojnë një polic Prishtinë

Në Veternik të Prishtinës, dy persona tentuan t’i ikin dje policisë pasi u ndaluan.

Siç është bërë e ditur në raportin 24 orësh, derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, të njëjtit kanë tentuar që të ikin.

Njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika