10:28 / 16.06.2020
Malishevë, hajnat vjedhin në një shtëpi TV dhe pistoletë me gaz
Një vjedhje e rëndë është raportuar në Malishevë.
Ankuesi mashkull/kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili gjendet për punë jashtë shtetit.
Sipas ankuesit, është vjedhur një televizor dhe një pistoletë me gaz, ndërsa për gjëra tjera nuk dihet nëse janë vjedhur. Rasti është duke u hetuar.























