19:42 / 20.06.2020
Zhduket një vajzë nga Klina
Një rast i zhdukjes së një vajzë është raportuar në Policinë e Kosovës.
Sipas raportit policor rasti ka ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës dje rreth orës 07:25.
“Ankuesi ka informuar se e bija e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, njofton PK-ja.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.























