Aksidentohet biçiklisti, pëson lëndime të rënda trupore
Sharr Travel

Aksidentohet biçiklisti, pëson lëndime të rënda trupore

Policia e Kosovës ka njoftuar se një biçiklist në Prizren ka pësuar lëndime të rënda, pasi për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 11:30.

Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon tretmanin në shtëpi. Është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.