42 aksidente trafiku në Kosovë brenda 24 orëve
Sharr Travel

42 aksidente trafiku në Kosovë brenda 24 orëve

Gjatë së hënës në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës në tërë vendin kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Siç bëhet e ditur, nga 42 aksidente 9 kanë qenë me të lënduar kurse 33 aksidente kanë qene vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë së hënës në tërë vendin Njësiti i Trafikut Rrugor të Policisë së Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 186 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.