​Policia kërkon Mehmet Morinën
Sharr Travel

​Policia kërkon Mehmet Morinën

Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për lokalizimin dhe arrestimin e Mehmet (Ali) Morina, i kërkuar për veprën penale “vjedhje grabitqare”.

Policia thotë se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё-dega Klinё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është MEHMET (Ali) MORINA i lindur me 01.06.1967 në fshatin Dresnik- Klinё. I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale “VJEDHJE GRABITQARE”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.