Sulmojnë policët pas mosmarrëveshjes rreth një prone
Sharr Travel

Sulmojnë policët pas mosmarrëveshjes rreth një prone

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pas një mosmarrëveshje në mes veti rreth ndarjes së pronës së tyre të paluajtshme, kanë sulmuar dy zyrtarë policor njëri prej të cilëve ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit përveç sulmit, kanosjes ndaj zyrtarëve policor kanë dëmtuar edhe veturën e viktimës mashkull.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.