Prishtina mbi 1 mijë persona aktiv me virus
Sharr Travel

Prishtina mbi 1 mijë persona aktiv me virus

Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 persona, prej të cilëve edhe 2 mijë e 561 janë ende raste aktive.

Sipas të dhënave të publikuara nga drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti deri më tani komuna që ka më së shumti raste aktive është Prishtina, me plot 1090 raste aktive me coronavirus, 393 të shëruar dhe 14 vdekje.

Pas Prishtinës, është komuna e Vushtrrisë e cila që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka regjistruar 410 persona pozitiv me COVID-19, prej të cilëve 298 janë shëruar, 8 kanë përfunduar me fatalitet dhe 104 janë ende aktive.

Në Prizren nga 392 persona të infektuar, tashmë janë shëruar 217 persona, 17 kanë përfunduar me vdekje, ndërkaq, raste aktive janë ende edhe 163.