08:01 / 15.07.2020
Mbyllet për qarkullim rruga "Ilaz Kodra" në kryeqytet
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbyllet për qarkullim nga ora 07:00 deri në ora 17:00, rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini”.
Kjo për shkak të asfaltimit të kësaj rruge.























