Policia arreston tre gjakovarë, iu gjetën 3 kilogramë marihuanë në veturë
Sharr Travel

Policia arreston tre gjakovarë, iu gjetën 3 kilogramë marihuanë në veturë

Në Gjakovë policia ka arrestuar tre persona, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre me të cilin udhëtonin u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 3 kg e 141 gram, katër telefona mobil , katër copë fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe automjeti.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.