Vushtrriasit i gjendet kanabis në oborr, arrestohet

Vushtrriasit i gjendet kanabis në oborr, arrestohet

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që në pronën e tij janë gjetur bimë të ndryshme të llojit kanabis sativa.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është arrestuar.

“Me urdhër të gjykatës është bërë bastisje në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast në oborr i janë gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 cm deri 0.70 cm. Dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.