14:40 / 18.07.2020
Sulm fizik në Prizren, lëndohet një person
Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raporti të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:56 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.























