09:32 / 22.07.2020
Pejë, 6 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë të konifrmuar dhe si të dyshuar me Covid-19.
Nga këta pacientë 59 janë të konfirmuar dhe 11 në pritje të rezultateve.
Nga pacientët e shtrirë 20 janë në oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit pesë mjekë, 7 infermierë dhe dy bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.























