Vetëvaret 52-vjeçari brenda Policisë së Durrësit

Vetëvaret 52-vjeçari brenda Policisë së Durrësit

Një 52-vjeçar ka varur veten mbrëmjen e kaluar, në dhomat e shoqërimit në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Për këtë arsye Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat ka nisur një hetim për dy efektivë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Viktima Tonin Tuci ishte shoqëruar pasi familja e kishte denoncuar për dhunë.

Në momentin e kapjes në flagrancë ai ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. SHÇBA njofton se ai është vetëvarur me lidhësen e tutave, ndërsa ngjarja është regjistruar në momentin kur familjarët po kallëzonin rrethanat e dhunës.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.