Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Një person është plagosur me armë zjarri të dielën në Vushtrri, pas një rrahje që kishte ndodhur mes katër të dyshuarve.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Raportohet se pas një rrahje në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovar, është përdorur arma e zjarrit ku si pasojë është plagosur një person. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se njësia policore ka konfiskuar një pistoletë, tre fishekë, dy gëzhoja dhe një veturë, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.