Një i arrestuar në Istog për shtytje në vetëvrasje

Një i arrestuar në Istog për shtytje në vetëvrasje

Një person është arrestuar në Istog për shtytje në vetëvrasje, pasi një femër kishte pirë preparate kimike.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 09:30 në Istog.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa viktima femër është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta kishte pirë preparate kimike”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.