Një shtëpi në Lipjan përfshihet nga zjarri, shkak një kabllo e rrymës

Një shtëpi në Lipjan përfshihet nga zjarri, shkak një kabllo e rrymës

Një qytetar nga Lipjani ka raportuar se gjatë ditës së djeshme si pasojë e një kablloje të rrymës është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

Policia njofton se njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Rasti vazhdon të hetohet, njofton raporti 24 orësh i policisë.