E rrah babain e tij me grushta, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

E rrah babain e tij me grushta, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit G. S.

Sipas kumtesës së Gjykatës Themelore në Gjilan, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dëmtuarit (babait) A. M. duke e sulmuar me duar, e më pas kap për fyti dhe me grushte godet në anën e majtë të nofullës dhe si pasoj e goditjeve pëson gjakderdhje nga goja”.

“Me këto veprime i pandehuri G. S. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit,G. S., pasi është marr në konsideratë pesha e veprës penale, ku ligjvënësi ka paraparë dënim kumulativ me gjobë dhe burg deri në tre vjet dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.