Kërcënohet me vdekje një person në Drenas

Kërcënohet me vdekje një person në Drenas

Shkak i një mosmarrëveshjeje që ndodhi për arsyeje të veturës, një person gjatë ditës së djeshme është kërcënuar me vdekje në Drenas.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar kërcënuesi dhe se me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur me vdekje viktimën mashkull kosovar, deri te kanosja ka ardhë si pasojë e një mosmarrëveshje lidhur me një veturë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.