Policia e arreston të dyshuarin për vrasjen në Ferizaj

Policia e arreston të dyshuarin për vrasjen në Ferizaj

Sot rreth orës 8:20, ka ndodhur një vrasje në Ferizaj. Me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë si dhe ekipi mjekësor ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë, njofton Policia e Kosovës në Ferizaj.

Bëhet fjalë për një grua 83-vjeçare me inicialet M.Ç. Policia pas hetimeve fillestare ka arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar.