09:19 / 12.08.2020
Dhunoi seksualisht dy të mitura, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që dyshohet se kishte dhunuar seksualisht dy të mitura.
Nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se sulmi seksual ndaj dy të miturave kishe ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, dy të miturat janë dërguar në ekzaminim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet të kryer marrëdhënie seksuale me dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat do të dërgohen në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.























