Përfshihet nga zjarri një depo në Pejë, lëndohet rëndë një femër

Përfshihet nga zjarri një depo në Pejë, lëndohet rëndë një femër

Një zjarr që shpërtheu dje në një depo në Pejë për pak sa nuk përfundoi me fatalitet.

Sipas policisë, zjarri në këtë depo ka shpërthyer në rrethana të panjohura, dhe përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një femër.

Viktima me këtë rast është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vende ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore ,inspektori komunal i punës dhe eksperti i parandalimit të zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.


MË SHUME NGA Nacionale