Pejë: Sulmohet seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari

Pejë: Sulmohet seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Pejë për sulm seksual ndaj një femre.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.