Tentuan të kalojnë drogën nëpër pyll, Policia arreston të dyshuarin
BKT
Kronika

Tentuan të kalojnë drogën nëpër pyll, Policia arreston të dyshuarin

Policia arrestoi sonte, të dielën, gjatë mbramjes së vonshme një kontrabandist, teksa po përpiqej të kalonte nga Shqipëria në Kosovë mbi gjysëm kilogrami substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë kokainë.

I arrestuari, i cili kishte ndarë substancën e dyshuar në dy pjesë, ishte i shoqëruar nga një person tjetër, dhe të dy të dyshuarit u përpoqën tia mbathnin në momentin që kanë vërejtur se forcat e policisë po i vëzhgonin nga afër.

Sipas informacioneve të para identiteti i saktë i dy personave ende nuk dihet edhe pse policia po operonte në bazë të informacioneve të sigurara më parë në kanale të tjera.

Gjithsesi, Njëri prej të dyshuarve ka arritur të ikë përmes zonës sē pyllzuar të brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, pak kilometra larg pikës doganore të Vërmicës, aty ku dhe po përpiqeshin ta kontrabandonin substancën e dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Zyrtarë të Policisë kanë treguar se janë në njohuri edhe të personit të dytë që për momentin është në arrati.

Vija kufitare e gjatë mes Shqipërisë dhe Kosovës prej qindra kilometrash, po përdoret prej kontrabandistëve të ndryshëm për të futur në Kosove apo anasjelltash mallra ilegale, armë, narkotikë apo gjësende tjera të ndryshme, me qëllim shmangjen e pagesave doganore dhe tatimore.


MË SHUME NGA Kronika