VIDEO - Policia asgjëson 310 rrënjë kanabis sativa në zonën e Koshares
BKT
Kronika

VIDEO - Policia asgjëson 310 rrënjë kanabis sativa në zonën e Koshares

Bimët narkotike u asgjësuan më 1 dhe 4 shtator të këtij viti në tri plantacione të ndara, 170 në një parcele, 95 në një tjetër si dhe 45 të tjera në një plantacion tjetër.

Policia Kufitare Perëndim Gjakovë ka filmuar plantacione të mbjella me lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa përreth kufirit Kosovë-Shqipëri në Zonën e Koshares.

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke bashkëpunuar në kapjen e kryesëve të kësaj vepre derisa dyshojnë se ato janë mbjellë nga shtetas të Shqipërisë.

Ndërkohë Drejtoria Rajonale e Kufirit Perëndim Gjakovë vitin e kaluar po ashtu kishte asgjësuar mbi 5 mijë rrënjë të llojit narkotik, Kanabis Sativa.

Aksioni i Policisë së Kosovës që nisi më 25 gusht 2020 është duke vazhduar ende pasi sipas kësaj drejtorie ekzistojnë dyshime për plantacione të tjera të mbjella me bimë narkotike.


MË SHUME NGA Kronika