Një i arrestuar në Gjakovë, sulmoi ish të dashurën
BKT
Kronika

Një i arrestuar në Gjakovë, sulmoi ish të dashurën

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht ish të dashurën.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, të martën rreth orës 20:00.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.

Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika