23:50 / 12.09.2020
Rrahje mes dy grupeve në Pejë, një i mitur përfundon i therur me thikë
Një person është therrur me thikë sonte në sheshin e Pejës.
Policia ka konfirmuar rastin teksa ka thënë se gjithçka ka nisur pas një rrahje mes dy grupe të të rinjve, shkruan lajmi.net.
“Sonte në ora 22:15 policia ka marrë informatën se në sheshin e Pejës ka ndodhur një rrahje në mes dy grupeve të të rinjve”, kanë thënë nga Policia.
Si rrjedhojë, një person ka mbetur i lënduar, dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ndërkaq, në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar.























