Një i arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje

Një i arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje

Policia në Pejë ka arrestuar një person për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës,

Në njoftimin për media thuhet se më 14 shtator 2020, rreth orës 22:20,  në rrugën ‘Ker Sadrija’  në Pejë, (tek barriera e pylltarisë rruga për Rugove), njësiti për reagim tё shpejt DRP Pejë ka ndaluar një veturë (Xhip) me targa vendore, gjatë kontrollit në këtë veturë është gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, Zoraki M 906-B; një karikator i së njëjës armë dhe shtatë copë fishekë 7.65mm.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje.