Vrasje brenda familjes në Bathore, kunati vret me armë kunatën

Vrasje brenda familjes në Bathore, kunati vret me armë kunatën

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur brenda familjes.

Ngjarja e rëndë mësohet se është regjistruar në Bathore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.