Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 08:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët, Luan Haradinaj dhe Ukshin Hoti në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësi i trafikut.