Mbahet sot seanca gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit
Në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.
|
Seanca gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit do të filloj në ora 9:30. Ndërsa avokatja e familjes së Kujtimit, Rina Kika ka paralajmëruar se do të deklarohet për media pas përfundimit të seancës gjyqësore. Më 31 gusht të këtij viti, aktivistët e fushatës “Drejtësi për Kujtimin” kanë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit peticionin me mbi 1300 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë nga institucioni dhe policia e Kosovës kërkim-falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit i cili dyshohet të jetë dhunuar seksualisht dhe pastaj u gjet i vdekur në Fushë Kosovë. 11-vjeçari, Kujtim Veseli është gjetur i vdekur më 11 korrik 2019 në lagjen “Xhemail Mustafa” në Fushë Kosovë. |























