Rrëmbeu një person, arrestohet i dyshuari

Rrëmbeu një person, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ditë më parë kishte rrëmbyer dhe grabitur viktimën mashkull kosovar.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur më 13 shtator. Kurse, dje gjatë kontrollit nga Policia me urdhër të prokurorisë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR.

Me vendim të prokurorit, janë inicuar veprat penale sipas kodit penal të RKS-së, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për proceduar të mëtejme.