Arrestohet 48 vjeçari, i dënuar me 10 vjet burg për trafikim kanabisi

Arrestohet 48 vjeçari, i dënuar me 10 vjet burg për trafikim kanabisi

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 48-vjeçar të dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Operacioni i koduar “Streha e fundit”u zhvillua nga Komisariati Mirditë dhe forca e posaçme “Shqiponjat”.

“Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Perlat i Epër, Mirditë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.