Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes, një muaj paraburgim
BKT
Kronika

Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes, një muaj paraburgim

Gjykata themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.M. i cili dyshohet për dhunë fizike dhe psikike ndaj ish-bashkëshortes

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë. 

“Të pandehurit A.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri A.M. mund të përsëris veprën penale, ku i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes së tij”, njofton Gjykata. 

 


MË SHUME NGA Kronika