Shqiptarja nga Turqia që shkëlqen si Historiane, Shkrimtare dhe Aktore
Aktorja dhe Shkrimtarja e Famshme me Origjine Shqiptare Pelin Batu duke folur për TV shqiptare tha se ka pasur një fëmijëri të vështirë për faktin se ka ndërruar vendin nga një shtet në shtet tjetër dhe se ka qenë e vështirë për tu adaptuar dhe për të ec në karrierë.
Megjithatë, ajo tha se dhe pse ka qene e vështirë prapë ka arritur atë që ka dëshiruar.
“Sa do që ka qene e vështirë unë prapë ja kam dal dhe kam krijuar shoqëri të reja kudo që kam shkuar. Edhe pse ka qene e vështirë mua më ka bërë që të jem edhe më e fortë. Unë fillimisht kam filluar me muzikë sepse kam mbaruar Akademinë e Muzikës”, tha ajo duke shtuar së që në moshë të re ka qenë nëpër skena të ndryshme.
Ajo ka thënë se nga Piano temë tjetër që e ka nxitur është Teatri.
“Që në moshën 18 vjeçare më është ofruar të bëjë incizimet a para për film dhe deri më tash asnjëherë nuk jam ndalur dhe vazhdoj ta bëjë këtë edhe tash”, tha Pelin Batu.
Për më shumë ndiqeni videon:























