Në emisionin “ Shqiptarët e Turqisë” prezantohet kënga “Qan Kalaja Mrena”
Emisioni “ Shqiptarët e Turqisë”, sjell ngjarje prekëse që kanë përjetuar shqiptarët atje. Kësaj radhe gazetarja Elezi në bisedë me shqiptarët në Turqi, prezanton këngën “Qan Kalaja Mrena”.
Kënga “Qan Kalaja Mrena” i kushtohet luftës së Çanakalasë. Autori dhe këngëtari i kësaj kënge flet për pjesmarrjen e mijëra shqiptarëve në këtë betej.
Lufta e Çanakalasë ose beteja e Gallipolit u zhvillua nga 25 prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi. Kjo ishte një nga betejat më të madhe në luftën e parë botërore. Nga njëra anë luftonin ushtritë Angleze dhe Franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria osmane me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania. Të dyja ushtritë kishin rreth 250.000 veta. Në fund të betejës, Perandoria Osmane fitoi. Rreth 280,000 veta vdiqën për shkak të luftës.