​Një i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri
   Shqiptarët në Turqi

​Një i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Një 82-vjeçar nga Lushnja është personi i vetëm që ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas bilancit ditor të pandemisë, nga 442 testime të kryera, 28 persona kanë rezultuar të infektuar, ndërsa janë 24 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 16, pasuar nga Vlora me 4 etj.

Aktualisht janë 385 raste aktive. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët dy janë në gjendje më të rënduar.

Shqipëria ka regjistruar deri më sot 274.219 raste me COVID-19, prej tyre 270.341 janë shëruar, 385 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.493 pacientë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA    Shqiptarët në Turqi