Sadik Oz: Shqiptari i vetëm përballë njëzetmijë ushtarëve Osman
   Shqiptarët në Turqi

Sadik Oz: Shqiptari i vetëm përballë njëzetmijë ushtarëve Osman

Emisioni “ Shqiptarët e Turqisë”, sjell ngjarje prekëse që kanë përjetuar shqiptarët atje. Kësaj radhe ky emision ka sjellë një histori emigrimi, jeta dhe fshatrat e banuar nga shqiptarët në Det të Zi.

Sadik Oz është me prejardhje shqiptare i cili na rrëfen historin e emigrimit të familjes së tij që 110 vite më parë. Ai tregon po ashtu historinë e tij, një aksident i vogel që Sadikut i kishte kushtuar me humbjen e gishtit tregues, kjo gjë i kishte kushtuar atij shumë, pasi që në kohën kur iu deshtën Kosovës ushtarët për ti dalur në ndihmë për të luftuar në luftën e fundit kundër Serbisë, atij iu ndalua të shkoj si ushtar pasi që e kishte të prerë gishtin e dorës së djathtë, e që kjo e bëri të qaj e të mos e harroj atë ditë madje as sot.

Ai në mes ngjarjesh rrëfen edhe shumë histori që kishin përjetuar të parët e tij, po ashtu rrëfen edhe kohën e pushtimit të Osmanëve, se si një shqiptarë i vetëm i kishte dalur përball një ushtrie prej njëzetmijë veta, e që i kishte kushtuar me jetë guximi i tij.

Për më shumë rreth kësaj historie ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA    Shqiptarët në Turqi