22:23 / 06.10.2021
Bibiç ok: Për të shpëtuar familjen u bë kurban fëmija në djep
Emisioni “ Shqiptarët e Turqisë”, sjell ngjarje prekëse që kanë përjetuar shqiptarët atje. Kësaj radhe ky emision ka sjellë historinë e familjes shqiptare që jetojnë në Sanxhak-Izmir.
Omer Bebic ok me prejardhje shqiptare nga Shqipëria, rrëfen historin e familjes së tij në gjuhën shqipe, rrëfen se si kanë kaluar dymbëdhjetë breza që kur janë shpërngulur familja e tij nga Shqipëria në Turqi.
Në mes ngjarjesh rrëfen po ashtu kohen e luftës, kohen kur nëna e tij gjendej në një moment të vështirë për të vazhduar tutje me 7 fëmijet dhe prindërit e saj iu deshtë të sakrifikoj fëmijën më të vogel (fëmijën e 8-të) që ishte akoma në djep.
Për më shumë rreth kësaj historie ndiqeni videon e plotë: