18:46 / 28.09.2020
Aksident komunikacioni në Shirokë të Prizrenit, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në Shirokë të Prizrenit, ku si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë marrë lëndime.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave me targa lokale, përveç dëmeve materiale kemi edhe dy persona me lëndime të lehta trupore të cilët janë duke u trajtuar nga emergjenca”, tha Osmanollaj.
Osmanollaj bëri të ditur po ashtu se rruga është hapur për qarkullimin e veturave.























