Kapet me marihuanë, arrestohet prishtinasi

Kapet me marihuanë, arrestohet prishtinasi

Një person në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë është kapur me një sasi marihuanë. Për çka Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe i ka konfiskuar marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Hyzri Talla, Prishtinë, 28.09.2020-01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi marihuane. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.