Ndërron jetë një person në spitalin e Ferizajt

Ndërron jetë një person në spitalin e Ferizajt

Një person është dërguar nga familjarët pa vetëdije në spitalin e Ferizajt dhe në emergjencë nga mjeket është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10 në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.

“Nga emergjenca e Ferizajt është pranuar informata se viktima mashkull  kosovar është sjellë nga familjaret pa vetëdije dhe në emergjencë nga mjeket është konfirmuar vdekja e tij, lidhur me rastin është njoftuar  prokurori kujdestar, kurse trupi i pa jetë dërgohet për obduksion ne IML-Prishtinë”, thuhet në raport.