Rrahje masive në Lipjan, lëndohen dy persona

Rrahje masive në Lipjan, lëndohen dy persona

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00 në rrugën “Tahir Sinani”, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, katër persona janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar 6 persona meshkuj kosovarë pasi janë përfshirë në një rrahje.  Me urdhër të prokurorit 4 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa dy të tjerë që kishin pësuar edhe lëndime janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë