Dhunohet një e mitur në Prizren

Dhunohet një e mitur në Prizren

Një femër e mitur është dhunuar nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:50, në Prizren.

Siç thuhet në raport, i dyshuari dhe e mitura janë takuar së bashku nga Njësiti policor të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i viktimave, ndërsa e mitura bashkë me prindin e saj janë kthyer në shtëpi.

“Dyshohet se viktima (e mitur) femër kosovar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave. Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.