10:29 / 30.09.2020
Tentoi ta dhunoi një femër, Policia arreston një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, pasi që i njëjti kishte tentuar ta dhunoi një femër.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 17:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte tentuar ta dhunoi viktimën femër kosovare. I dyshuari pasi e kishte kryer veprën me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte ndalë dhe arrestuar nga njësiti policor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.























