Sayiti: Nga lufta me ushtarët e Titos dhe Enverit, mezi arritëm në Turqi
BKT
   Shqiptarët në Turqi

Sayiti: Nga lufta me ushtarët e Titos dhe Enverit, mezi arritëm në Turqi

Gazetari dhe deputeti i njohur në Turqi, me origjinë nga Drenica, është djali i Beqir Bajramit, patriot dhe luftëtarë me Shaban Polluzhën.

Rifat Sayiti ka kontribuar shumë si në kulturën shqiptare, ashtu edhe për gjuhën shqipe. Ai tregon më shumë rreth sfidave nëpër të cilat ka kaluar për emigrimin e tij për në Turqi.

Sayiti flet për prejardhjen e tij shqiptare, po ashtu tregon për luftën e Shaban Polluzhës, dhe thekson se gjyshi i tij i ishte bashkuar Shaban Polluzhës në luftën kundër regjimit të Titos. Ai ka kontribuar shumë, dhe pas ndjekjes së rreptë të Titos, gjyshi dhe shokët e tij të luftës u arratisen drejt Shqipërisë.

Meqë, funksiononte regjimi komunist i Enver Hoxhës në kufi, ushtarët shqiptarë  kishin shtënë në ta. Pasi Shqipëria i sulmoi në kufi si la të futeshin dhe strehoheshin në tokën amtare, ata ishin larguar drejt Greqisë, ku ishin strehuar për 3 vjet dhe që andej ishin larguar dhe kishin shkuar në Turqi.

Ai, po ashtu, tregon për xhaxhain e tij, ai ishte shumë i dhënë ndaj shqiptarizmit. Kur bëheshin panaire të librave ai shkonte dhe merrte librat shqiptarë, më merrte dhe mua gjithmonë me vete, thotë Sayiti. Ishin libra të komunizmit të Enver Hoxhës, që i bënin ekspozitë komunizmit. Por, ishim shqiptarë andaj shkonim dhe gjithmonë gjindeshim pranë tyre.

Sayiti po ashtu pohon se kemi shumë gjëra të përbashkëta, ne si shqiptarë me Turqinë, p.sh në Universitetin e Eges gjindet një libër 'Historia e Ferizajt', pra qytetit të Ferizajt si dhe nga kush e ka marr emrin tregohet në atë libër.

Si Turqia ashtu edhe Shqipëria janë popujt nga më të lashtë në botë. Historia e  ekzistencës së tyre është mijëra vjeçare këtë tregojnë faktet historike, emrat e shquar kanë lënë gjurmë gjatë gjithë historisë, kështu që duhet të jemi të bashkuar, thot ai.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

 

 

 


MË SHUME NGA    Shqiptarët në Turqi