Gjendet i vdekur një 30 vjeçar në Krushevë të Madhe të Klinës

Gjendet i vdekur një 30 vjeçar në Krushevë të Madhe të Klinës

Një person i moshës 30 vjeçare ka vdekur si pasojë e një incidenti në Krushevë të Madhe, Komuna e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se për momentin mund vetëm ta konfirmojnë rastin, ndërsa për detaje të tjera do të informojnë më vonë.

“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Për detaje të tjera do të ju informojmë”, tha Rugova.