Baltepe: Duam një shqipëri dhe Kosovë sa më të fortë
BKT
   Shqiptarët në Turqi

Baltepe: Duam një shqipëri dhe Kosovë sa më të fortë

Në periudhat shumë të vështira në të cilat ka kaluar populli shqiptarë, kemi pasur gjithmonë figura dhe emra të njohur që i janë gjendur vendit tonë, andaj njëri nga figurat e njohura që ka kontribuar në kulturën tonë është edhe Kemal Baltepe.

Ai ka prejardhje shqiptare nga ana e nënës, pasi  stërgjyshi i tij ishte me prejardhje nga Tirana, ndërsa rrënjët e tij nga babai janë nga Turqia. Duke pasur rrënjet nga trojet ballkanike ose siq e quajnë në Turqi ‘Rumeli’ patjetër që është gjaku që e bënë atë për të bërë diqka me zemër për kulturën tonë dhe mos ta lë pas dore.

Ai tregon më dejtajshit rrugët që ka ndjekur për studime, vështërsit nëpër të cilat ka kaluar për t’u shkolluar, ku në të njëjtën kohë ka kryer studime dhe ka punuar për të vazhduar studimet më lartë.

Po ashtu Baltepe zotronte një dyqan në Bit Pazar, ku kishte dhe mirëpriste  mysafirë të shumtë, ku në mesin e mysafirëve e kishte edhe babain e Gjorgj Bush, si dhe udhëheqësit dhe figurat  e njohur që ishin në atë kohë në Turqi. Kishte pasur rastin gjithashtu  në atë kohë kur janë krijuar shoqata vllazërore të botës shqiptare  të  njihet edhe me të madhin Adem Demaqi, që ai ishte ndje i lumtur që i njihte për së afërmi këto figura të njohura.

Ai thotë se gjyshi i  tij ka qenë imam i xhamisë në Gostivar dhe se grupet çetnike gjithmonë kanë bërë sulme në Gostivar, ku dy herë e kanë marrë gjyshin e tij për ta pushkatuar por në të dyja rastet e ka shpëtuar atë dikush, duke u veshur me rrobat sikur të çetnikëve  duke u bërë sikur me qenë njëri ndër komandantët e tyre dhe në kohen e ekzekutimit të tij e ka rrëmbyer gjyshin e tij dhe e ka shpëtuar. Po ashtu ka pasir raste edhe të tjera që kanë dashur ta sulmojnë, por dikush nga miqtë e gjyshit e kishte njoftuar se do e sulmonin komplet me familje, dhe ai ishte zhvendosur në Shkup.

Pas luftës së dytë botërore, pasi nuk ishte i qetë nga regjimi i atëhrshëm serbo-sllav, gjyshi me familjen e tij 7 anëtarshe kishte lënë gjithë pasurinë dhe ishin shpërngulur në Turqi.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

 


MË SHUME NGA    Shqiptarët në Turqi