10:52 / 01.10.2020
Gjyshja Zelfie tregon rrënjët e saj
Gjyshja Zelfie me prejardhje shqiptare nga fshati Majanc i Kosovës, rrëfen jetën e saj si dhe ngjarjen e luftrave në atë kohë që kishin përjetuar babai dhe babëgjyshi i saj.
Ajo e fletë shumë mirë gjuhën shqipe edhe pse është lindur e rritur në Turqi, ajo nuk e harroj asnjëherë kulturën dhe gjuhën shqipe që i trashëgoi nga familjarët e saj.
Gjyshja Zelfie tregon jetën e saj më detajisht, kohën kur ka ardhur për herë të parë në Kosovë, derisa mban mend emrat dhe mbiemrat e familjarëve të saj në Kosovë. Mes lotësh rrëfen po ashtu ngjarjen trishtuese nëpër të cilën ka kaluar babai i saj dhe gjyshi në kohën e luftës që ata përjetuan në Kosovë.























