Berguzar Korel, aktorja turke me rrënjë shqiptare
Aktorja e njohur turke me prejardhje shqiptare, Berguzar Korel është bërë e njohur tek shqiptarët, sidomos me rolin e “Sheherzades”, nga seriali “1001 net” por dhe seriali, “Lugina e ujqërve”. Berguzar është e martuar me aktorin e njohur turk Halit Ergenç.
Për një kohë ajo punoi me mësuesin e Nikol Kidmani dhe Tom Hanks. Aktorja e madhe me rrënjë shqiptare gjithherë është gjendur në ndihmë të fëmijëve të pastrehë dhe nuk ka kursyer kohë par tu gjendur në ndihmë atyre. Ajo është e adhuruar nga shqiptarët pa e ditur se ka rrënjë shqiptare.
Me rolet e saja prekëse, Berguzar ka pushtuar miliona zemra, ka bërë që miliona njerëz të derdhin lot dhe miliona njerëz që ta duan atë. Këtë e ka arritur me karakterin e saj të pastër dhe kështu është bërë idhull i miliona shikuesve.
Ajo është një imazh i përkryer i çdo femre dhe çdo nënë. Pra aktorja më e njohur me rrënjë shqiptare quhet Berguzar Korel, ka lindur në Stamboll me 27 gusht 1982, shkollën e ulët të mesme e të lartë e ka kryer në vendlindje, studioi për teatër po ashtu në Stamboll. Realizoi shumëe seriale si “Lugina e Ujqërve”, “1001 net”, e shumë të tjerë.
Bergüzar është shumë e lidhur me familjen e saj, ajo familjen e ka prioritet në radhë të parë. Fillimisht par këtë arsye refuzoi rolin në serialin “Lugina e Ujqërve”, për shkak se babin e kishte të sëmurë por nëna e saj e shtyri më pas që ajo të pranoi rolin në këtë serial, i cili u shfaq në dhjetëra shtete të botës. Me këtë rol Bergüzar fitoi shumë çmime par rolin në seria. Mori pjesë ne dhjetëra seriale.
Një tjetër serial i njohur ishte edhe “1001netë’, ku Berguzar u paraqit në rolin e Shehrazat dhe pas kësaj ju shtuan ofertat par seriale të tjera. Ndihmoj fëmijët e pastrehë, përveç aktrimit merret edhe me mësime të tjera në shumë fusha.
Mori pjesë edhe në shumë seriale tjera, u martua me aktorin e njohur turk me 2009 me aktorin, aktorin e njohur turk Halit Ergenç, që luajti rolin e Sulltan Sylejmanit.























